SI TË GJENI BILETA AVIONI TË LIRA.

Shqipëria është një vend i vogël dhe pavarësisht zhvillimit të shpejtë sidomos në kryeqytet, mbetemi akoma një vend me pak mundësi.  Një vend me pozicion gjeografik si ky i joni duhet të ishte një pikë e fuqishme tranziti dhe duhet të ofronte shumë mundësi për të udhëtuar si brenda vendit veri-jug ashtu edhe drejt rajonit, Europës edhe më larg.

Si një agjente turistike dhe travel blogger më është dashur ta studioj mirë tregun dhe shfrytëzoj cdo mundesi të mundshme për të udhëtuar më lirë dhe më mirë. Ndaj kam përbledhur në disa pika si mund të gjeni bileta avioni të lira.

Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm që të rezervoni disa muaj para udhetimit. Shumë prej klientëve te mi e lënë prerjen e biletës momentin e fundit  dhe jane të detyruar të paguajnë bileta me cmime të fryra dhe shpesh here jo reale per tregun. Kam dëgjuar shprehje te tilla, “mbase kap ndonje ofertë last minute”, por duhet të keni parasysh që me ligj kompanitë ajrore nuk mund të publikojnë një tarifë me te lirë se ajo që mund të jetë publikuar më parë. Kompanitë ajrore low cost si të huaja apo Shqiptare mund të nxjerrin një promo code per një përqindje të vogël ulje, por nuk mund të nxjerrin një tarifë më të lirë se ajo që është publikuar më parë, ndaj mos rrini me shpresë se do ulen, gjasat janë cmimet do rriten gjithnjë, sa më shume i afrohemi datës së nisjes.

Kur planifikoni udhetimin tuaj, perpiquni që të shmangni nisjet në fundjava apo në kulmin sezoneve turistike apo festive. Dhe nuk po them qe te mos udhetoni ne keto periudha, por tregohuni të zgjuar.

Psh. Nëse doni të rezervoni për fundvit, bëjeni që në fillim të verës, kur kompanitë ajrore I japin rëndësi shitjeve për sezonin e verës dhe cmimet e fundvitit janë akoma të lira. Doni të shfrytëzoni fundjavën? Kontrolloni ditët afër fundjavës, gjasat janë që bileta të jetë më lirë ditë të shtunë me të martë, se e premte me të djelë. Doni të vizitoni një vend me atmosferën e festave por nuk është se ju intereson shumë dita e krishlindjeve, shikoni pikërisht datën 25, kur të gjithë synojnë të udhëtojnë me dt 24. Doni të shkoni diku pas vitit të ri, zgjidhni datën 1 në mbrëmjë ose datën 2, kur akoma nuk kanë filluar të largohen njerzit që kanë ardhur në vend per fundvit. Dhe në lidhje me pushimet verore, rezervoni që në Shkurt, jo vetëm që do kapni tarifë të lirë ajrore, por kjo do ju japë mundësinë të rezervoni edhe shërbime të tjera si psh, hotelin me tarifë “early bird”.

Gjithmonë pyesni, interesohuni për ofertat e momentit të kompanisë ajore më të cilën po rezervoni, edhe kur e bëni biletën me agjenci. Kompanitë ajrore nxjerrin herë pas here oferta momentale me kushte. Psh nëse udhëtimi është brenda datave të caktuara, ose për itinerare të caktuara, ose për kategori pasagjerësh të caktuar. Dhe shume nuk janë të informuar mbi këto oferta dhe nuk i shfrytëzojnë, ose agjencitë i shfrytëzojnë në interesin e tyre.

 

Antarsohuni në programet e klientëve besnikë që ka secila kompani (loyalty programs), qoftë edhe per vetëm njeherë. Shumë nuk jane të informuar, ose thonë qe po sa herë do udhetoj unë me Wizz air, apo me Pegasus? Por këto programe kanë benefite të ndryshme të cilat mund të shfrytëzohen edhe vetëm njëherë. Psh. Tarifa për tu berë pjesë e Wizz Club është 29.99. Minimalisht nëse udhëtoni 2 veta, mund të përfitoni ulje 10 eur per tarifë për person për rrugë dhe 5 euro për bagazh për rrugë, kështu që në total për dy veta do kurseni 60 eur në një udhëtim vajtje ardhje kur keni shpenzuar 29.99 dhe ky abonim do ju vlejë për gjithë vitin, qe nuk i dihet mund tju rastisë ta shfrytëzoni sërish. Në raste të tjera abonimi mund të jetë falas ku mund të fitoni pikë që mund ti shfrytezoni në një udhëtim të dytë. Besomëni mund të vijë momenti. Plus me cdo program vijnë benefite si prioritet në check-in, prioritet gjatë embarkimit, njoftime për oferta etj.

Shfrytëzoni tarifat pa bagazhe. Me shtimin e kompanive ajrore low cost ne treg, edhe llojet e tarifave kane ndryshuar, jo vetëm për ato low cost por edhe për kompanitë e mëdha si Lufthansa etj. Në shumicën e rasteve cmimet e biletave në total do shkonin shumë më lirë nëse rezervoni nje tarifë “light” dhe i shtoni numrin dhe peshën e bagazheve qe ju duhet si shërbim extra. Por duhet te kini kujdes, pasi tarifa “light” në kompani të ndryshme , mund të ketë kufizime të ndryshme, psh, nuk mund të përcaktosh vendin, apo ka web-checkin të detyrueshëm etj.  Ndaj para se ta konfirmoni pagesën, rishikoni cdo detaj gjatë rezervimit.

Uroj që t’ju kem ardhur në ndihmë dhe nëse keni pyetje mos hezitoni të lini komentin tuaj ketu poshte apo të më kontaktoni nëpërmjet mediave sociale ose email.

Për këshila mbi udhëtimet, destinacionet, oferta e shume info të tjera mund të bëni subscribe këtu dhe të më ndiqni në Instagram.

Leave a Reply